Çdo vit, më shumë se 3 milion kandidatë nga 130 vënde te botës u nenshtrohen provimeve te gjuhës angleze Cambridge ESOL. Duke qënë pjesë e Universitetit te Kembrixhit, diplomat e lëshuara nga ky institucion njihen në 160 vënde të botës, për arsye studimi dhe punësimi si në institucionet shtetërore ashtu dhe në ato private. Diplomat Cambridge ESOL, në ndryshim nga diplomat e institucioneve të tjerë gjuhësorë, janë të vlefshme për të gjithë jetën dhe nuk është e nevojshme të ripërseriten.

Në Shqipëri këto diploma njihen nga Ambasada Angleze, te gjitha institucionet shtetërore dhe jane te miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ne kete kuader, kjo ministri njeh diplomat FCE për programet e ciklit te dyte "Master Profesional", dhe diplomat CAE per programet e ciklit te dyte "Master i Shkencave" dhe per studimet e ciklit te trete.

Provimet Cambridge ESOL perbejne nje investim te sigurt per studimin universitar. Diplomat e niveleve te perparuara - CAE dhe CPE - njihen dhe jane kriter baze per pranim ne te gjitha universitetet anglishtfolese.

Te gjitha provimet Cambridge ESOL paraqesin nje objektiv te caktuar në procesin e studimit te gjuhes angleze. Keto provime vleresojne te kater aftesite gjuhesore (komunikimin e folur, komunikimin e shkruar, leximin dhe degjimin) duke paraqitur detyra qe matin aftesine e cdo kandidati në perdorimin e anglishtes.

Per te ruajtur dhe garantuar cilesine e testimeve Cambridge ESOL, një grup ekspertesh prane Universitetit te Kembrixhit zhvillon nje pune te vazhduar kerkimore ne fushen e vleresimit gjuhesor.

Duke qene Universiteti i Kembrixhit bashkethemelues i ALTE-s (Shoqata e Testueseve Gjuhesore ne Europe), provimet jane te lidhur ne nje program nderkombetar nivelesh kompetence duke i dhene nje kualifikim qe lehteson krahasimin me gjuhet e tjera.


Vizitoni www.cambridgeesol.org dhe www.alte.org per me shume.

 

 

Si Krijohen Provimet Cambridge ESOL